Lajme

Qeveria Kurti po provon ta vendos kontrollin edhe në Këshillin Prokurorial – reagojnë OJQ-të në Kosovë


Ilustrim.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja FOL, kanë reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, ku është miratuar versioni i ri i Projektligjit për Këshillin Prokurorial, më 12 korrik.

Përmes një komunikate të përbashkët këto dy organizata kanë thënë se ky ndryshim paraqet politizim objektiv të KPK-së.

“Rritja e numrit të anëtarëve të KPK-së në 19, tetë (8) prej të cilëve do të zgjedhën me një shumicë të thjeshtë nga Kuvendi, dhe rregulla se kuorumi në KPK mund të krijohet vetëm edhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi paraqet politizim objektiv të KPK-së. Secila Qeveri, supozohet se e ka edhe shumicën parlamentare në Kuvend”.

Ndërsa u tha se përzgjedhja e anëtarëve të KPK-së, nga 19, 8 prej tyre që do të zgjidhen direkt nga Kuvendi.

“Si rrjedhojë, secila Qeveri, përmes Kuvendit, do të ketë mundësi që pa asnjë konsensus politik të zgjedhë anëtarët e KPK. Kuorumi në KPK do të varet pikërisht nga këta anëtarë. Si rrjedhojë, objektivisht, KPK do të jetë e politizuar”.

“Këto rregulla janë në kundërshtim me Kushtetutën [neni 110.1] që përcakton se ‘Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në kryerjen e funksioneve të tij, në pajtim me ligjin’”, thuhet në komunikatë.

Nga IKD-ja dhe FOL-i është thënë se projektligji nuk është në linjë me Kushtetutën e Kosovës, Strategjinë për Sundimin e Ligjit dhe Opinionet e Komisionit të Venecias.

Nga Instituti po ashtu u theksua se në mënyrë që të shmangej përbërja “korporatiste”, KPK-ja duhet t’i ketë 7 anëtarë.

Dy prej të cilëve zgjedhin nga sistemi prokurorial e kryeprokurori i Shtetit, sipas detyrës, e katër të tjerë të zgjedhën nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pati shpallur të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët evitin e shkuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore