Lajme

Qeveria gjermane po vonon dërgesat e premtuara të armëve, sipas ‘Welt’


Furnizimi i premtuar i armëve për Ukrainën nga qeveria gjermane po vonohet qartë, në veçanti, për sistemet raketore anti-ajrore Iris-T SLM.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta gjermane “Welt”.

Sipas botimit vendas, i cili i referohet qarqeve qeveritare në Kiev, në fillim të korrikut, qeveria ukrainase paraqiti një kërkesë.

Kjo, për blerjen e 11 komplekseve Iris-T SLM nga kompania e armëve “Diehl Defense”.

Ministria e Ekonomisë në Berlin ka reaguar pozitivisht ndaj aplikimit dhe e ka përcjellë atë në Këshillin Federal të Sigurimit. Në tre javë nuk u mor asnjë vendim.

Këshilli, i cili mblidhet në seancë të mbyllur dhe përfshin nëntë ministra që merren me politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë, në të gjitha rastet ose nuk u pajtua ose ra dakord me ngurrim për furnizimin me armë.

Një sistem Iris-T kushton rreth 140 milionë euro, dhe për njëmbëdhjetë njësi kostoja totale është 1.5 miliardë euro.

Në fillim të qershorit, kancelari Olaf Scholz i premtoi Ukrainës që të furnizojë me armë të tilla në “javët e ardhshme”.

Ndërkohë, sipas informacioneve nga Kievi, dorëzimi pritet vetëm deri në fund të vitit.

Kujtojmë se qeveria gjermane publikoi më parë një listë të armëve që përgatiteshin për transferim në Ukrainë – ajo përfshin, në veçanti, 30 instalime artilerie vetëlëvizëse Gepard, sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM dhe transportues të blinduar të personelit M113.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore