Lajme

Qendra ditore për fëmijët në situatë rruge – streha e rehatisë në Prishtinë


Qendra për fëmijët në situatë rruge në Prishtinë funksionon në kuadër të organizatës për ndihmë të fëmijëve “Terre des hommes” në Kosovë që nga viti 2019.

Në këtë vend ata mund të marrin shërbime të ndryshme duke filluar nga ato baziket si të ushqyerit, higjiena e deri te aktivitetet mësimore e psiko-sociale.

Nga stafi i qendrës tregojnë për fillimet e punën kësaj strehe ditore.

30 deri në 40 fëmijë e frekuentojnë këtë vend në ditë, ndërsa në vit mbi 200 fëmijë.

Një qendër e tillë është hapur edhe në Nashec në Komunën e Prizrenit, në tetor të vitit 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore