Art&dizajn

Qendër konferencash në vendpushimin e skive


MAD, studioja kineze arkitekturore, ka realizuar ndërtimin e qendrës së konferencave në Yabuli brenda vendpushimit të skive.

Qendra e konferencave është krijuar si një shtëpi e përhershme për Forumin e Sipërmarrësve Yabuli, në Kinë.

“Ne parashikuam një ndërtesë të ngulitur në pyllin malor, një vend me gjallëri të fortë dhe kreativitet për të mishëruar guximin dhe mençurinë e sipërmarrësve”, thotë studioja.

Ndërtesa është katër katëshe dhe është e ndarë në dy anë. Njëra anë është e ndërtuar rreth një auditori të madh prej 1 mijë vendesh ndërsa ana tjetër përbëhet nga auditorë të vegjël, sallë takimesh dhe sallë ekspozite.

Sipas studjos, forma e qendrës është përpjekur të imitojë formën e maleve përreth. Drita qëndrore gjithashtu, imiton dritën e zjarrit të kampit.

MAD bën me dije se ndërtesa “evokon konceptin e një çadre të ulur rrëzë një mali, me çatinë ngjyrë të bardhë në të argjendt që i bën jehonë kodrave të mbuluara me dëborë që e rrethojnë”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore