Shqipëria

Qarku i Korçës drejt fitores 6-0 për Socialistët


Qarku i Korçës pritet të ngjyroset i gjithi në ngjyrat e Partisë Socialiste pas përfundimit të numërimit në katër bashki.

Në Korçë fitoi kandidati i Partisë Socialiste Sotiraq Filo me 20 mijë e 996 vota (60.63 për qind) kundrejt kandidates së koalicionit Bashkë Fitojmë Ledina Alolli e cili regjistroi vetëm 13 mijë e 631 vota ose 39.37 për qind.

Në Kolonjë fitoi kandidati i Partisë Socialiste, Erion Isai me 3 mijë e 873 vota (64.28 për qind) kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Et’hem Lumani i cili regjistroi vetëm 2 mijë e 152 vota ose 35.72 për qind.

Në Pustec fitoi kandidati i Partisë Socialiste Pali Kolefski me 1 mijë e 373 vota (64.95 për qind) kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Pandi Jani i cili regjistroi vetëm 741 vota ose 35.05 për qind.

Në Devoll fitoi Partia Socialiste pas 30 vitesh me kandidatin Eduard Duro i cili regjistroi 8 mijë e 279 vota ose 51.15 për qind kundrejt 7 mijë e 827 votave të kandidatit të Bashkë Fitojmë Elvis Hajdërlli ose 48.36 për qind.

Në Maliq fitoi kandidati i Partisë Socialiste Gëzim Topçiu me 13 mijë e 574 vota ose 66.38 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Alfred Gega i cili regjistroi vetëm 6 mijë e 875 vota ose 33.62 për qind.

Në Pogradec pritet vetëm mbyllja e numërimit për të zyrtarizuar fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore