Kosova

PZAP shqyrton 352 apele të kandidatëve për Kuvende Komunale


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar në lidhje me apelet e paraqitura kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen e rezultateve finale të zgjdhjeve për Kuvende Komunale të mbajtura me 17 tetor.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancat e mbajtura me datat 5, 6 dhe 7 Nëntor 2021, brenda afatit ligjor prej 72 orëve ka vendosur lidhur me 352 apele të paraqitura nga kandidatet për anëtarë të Kuvendeve Komunale kundër Vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”, njofton PZAP.

Ndësa njofton se pas 72 orësh që nga njoftimi janë në proces të dërgimit të kopjeve fizike të vendimeve të të gjithë ankuesve.

Kjo “në mënyrë që të njëjtit të shfrytëzojnë të drejtën eventuale të ankimit të këtyre vendimeve në afat prej 24 orësh prej momentit të pranimit të tyre, në Gjykatën Supreme të Kosovës”.

“Për me tepër, për mënyrën e vendimmarrjes, publiku nesër me kohë do të informohet, përmes një njoftimi tjetër”, përfundon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore