Zgjedhjet në Kosovë

PZAP pranon 46 ankesa për parregullsi gjatë ditës së Zgjedhjeve Lokale


Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së martë ka njoftuar se ka pranuar 46 ankesa për parregullsi në Zgjedhjet Lokale gjatë 24 orëshin e parë pas mbylljes së vendvotimeve.

Sipas tyre, ankesat kanë qenë për thyerje të heshtjes zgjedhore – sponsorizim i postimeve në Facebook, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, thirrje për të votuar përmes rrjetit social Facebook, vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit.

Në PZAP, ankesa ka pasur edhe për postimn e një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social, shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social, thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve në rrjete sociale, nuk i është mundësuar votimi në vendvotim.

“Ankesa për shkak të mungesës së votave, parregullsi në vendvotime, parregullsi gjatë numërimit të votave nga ana e Këshillave të Vend Votimeve, grumbullimi i njerëzve si presion ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, fletëvotime te pavulosura etj”.

Ndërsa bëhet e ditur se ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për anëtar të Kuvendeve Komunale, të cilat duhet të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP-ja për 72 orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore