Lajme

Putin: Konflikti izraelito-palestinez tregon dështimin e politikës amerikane në Lindjen e Mesme


Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se përshkallëzimi i mprehtë i konfliktit izraelito-palestinez ishte një shembull i gjallë i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia britanike “Reuters”.

Shefi i Kremlin-it i tha kryeministrit vizitues irakian se Washington-i ishte përpjekur të monopolizonte kërkimin për një zgjidhje në rajon.

Diplomacia ruse tha më herët se ishte në kontakt me të dyja palët dhe do të kërkonte të luante një rol në zgjidhjen e konfliktit mes tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore