Lajme

Putin i ka sytë nga ishulli suedez Gotland, thotë komandanti i Forcave të Armatosura


Komandanti i Forcave të Armatosura Suedeze, Micael Bydén, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se i ka “të dy sytë nga Gotland”, ishulli qendror suedez i Detit Baltik.

Reagimi i tij vjen pasi Moska publikoi tekstin e një dekreti me të cilin synon të modifikojë në mënyrë të njëanshme kufijtë detarë me Finlandën dhe Lituaninë.

“Qëllimi i Putinit është të fitojë kontrollin e Detit Baltik”, ka thënë Bydén.

“Nëse Rusia do të merrte kontrollin dhe do të izolonte Detin Baltik, do të kishte një ndikim të madh në jetën tonë – në Suedi dhe në të gjitha vendet e tjera në kufi me Detin Baltik. Nuk mund ta lejojmë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore