Lajme

Pupovci: Në shkollat që janë qendra votimi, të hënën mbahet mësimi online


Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka deklaruar se në shkollat të cilat do të jenë qendra të votimit, të hënën mësimi do të mbahet me skenarin C.

“Në shkollat ku do të bëhet votimi, të hënën mësimi mbahet me skenarin C, nga distanca. Për shkak se duhet të bëhet ajrosja e shkollave”, tha Pupovci në konferencë për media.

Gjithashtu ai bëri të ditur se procesi mësimor është duke u zhvilluar në mënyrë normale

“Procesi mësimor në të gjitha shkolla është duke u zhvilluar në mënyrë normale, me skenarin e rikthimit, nuk kemi pasur asnjë rast që ndonjë shkollë për shkak të infeksionit të kalojë në skenarët që janë përgatitur enkas për situatën me COVID-19”.

Mbajtja e zgjedhjeve lokale në shkolla.

Po ashtu, theksoi se është duke punuar intensivisht nga institucione në Ligjin e Pagave.

Pupovci duke iu përgjigjur paralajmërimeve të SBAShK-ut për bllokadën në arsim nëse nuk  miratohet ky ligji, ka sqaruar se deri në fund të vitit ai do të jetë gati për aprovim.

“Sa i përket SBAShKU-t adresa është ministria e Arsimit. Ne kemi takime të rregullta”.

“Ata kanë shprehur pakënaqësi për Ligjin e pagave që vlen për gjithë sektorin publik dhe është duke u punuar në këtë ligj dhe deri në fund të vitit mund të aprovohet. Ne e kemi në plan shtimi e 400 psikologëve dhe pedagogëve”, shtoi Pupovci.

Më 28 tetor, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar, Arsimit, dhe Shkencës së Kosovës, Rrahman Jashari, ka thënë se derisa Qeveria e Kosovës “nuk do t’ia dijë për ekzistimin e sindikatave” dhe po “iu ikë takimeve”, do të detyrohemi që të marrim veprime sindikale që nënkupton edhe mbajtje të grevës së përgjithshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore