Shqipëria

Punimet rrugore në Rinas-Qafë Kashar – Devijohet trafiku


Policia rrugore e Tiranës ka dhënë një njoftim zyrtar për të gjithë përdoruesit e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas – Qafë Kashar, ku do të ketë punime për rehabilitimin korsive dhe rrjedhimisht edhe devijim trafiku për kohën e punimeve.

Sipas njoftimit, punimet do të nisin që në orët e para të mëngjesit, kur do të merren edhe masat paraprake.

Drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas, do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve, mund të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.

Prezencë e shtuar e Policisë rrugore në zonë do të vihet re, për të orientuar përdoruesit e segmentit dhe për të shmangur kaosin dhe trafikun e mundshëm që mund të krijohet.

Sakaq, nga ana e strukturave, është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e shoferëve, për respektimin e sinjalistikës.

Policia e Shtetit ka ftuar ata të ndjekin udhëzimet e shërbimeve rrugore dhe autoriteteve të tjera shtetërore.

Rruga Qafë Kashar – Rinas është edhe një ndër segmentet kryesore në vend, pasi njihet si një prej portave hyrëse të kryeqytetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore