Lajme

Pula: “6 muaj deri në 10 vjet burgim ndëshkueshkmëria për vepra penale kundër zgjedhjeve”


Laura Pula, Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit

Pesë persona deri tani janë arrestuar nga Policia e Kosovës, për shkelje të rregullave të procesit zgjedhor, në Zgjedhjet Komunale të 17 tetorit në.

Laura Pula, Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit ka shpjeguar se deri më tani procesi zgjedhor nëpër komuna ka vijuar mirë, ndërsa ka shpjeguar edhe madhësinë e dënimit që persona që bëjnë vepra penale kundër zgjedhjeve.

“Janë 11 vepra kundër së drejtës për votim, ku ndëshkueshmëria e tyre fillon nga 6 muaj e deri me 10 vjet burgim”, ka thënë ajo.

“Ka kalu vetëm gjysmë dite, atëherë mund të them se procesi zgjedhor është duke shkuar shumë mirë. Nuk kemi raste të cilat kanë mundur ta cenojnë në përgjithësi procesin zgjedhor, kemi vetëm dy raste të evidentuara, ku kemi arrestuar pesë persona, katër prej tyre janë në komunën e Kllokotit, dhe një person në Suharekë për veprat penale që lidhen me të drejtën e votimit”, ka thënë ajo për  mediumin Dukagjini.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore