Shqipëria

Publikohen notat e provimit me zgjedhje të Maturës Shtetërore


Notat e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore sapo janë publikuar.

Referuar të dhënave, provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 27 mijë e 389 maturantë.

Sakaq, 746 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 153 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.28 për qind. Kurse nota mesatare është 7.30.

Më vonë do të publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit dhe statistika për secilën lëndë me zgjedhje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore