Euro 2024

Publikohen formacionet zyrtare: Gjermani – Skoci


Gjermania, mikpritëse e Euro 2024-ës, do të përballet me Skocinë në ndeshjen hapëse të turneut këtë të premte në mbrëmje duke filluar nga ora 21:00 në stadiumin “Allianz Arena”, shtëpia e Bayern Munich-ut.

Euro 2024 do të ngrejë siparin këtë të premte me një ndeshje të Grupit A, mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Kur ka mbetur rreth 1 orë nga fillimi i ndeshjes, dy trajnerët, Julian Nagelsmann i Gjermanisë dhe Steve Clarke i Skocisë kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të debutojnë në Euro 2024.

Gjermania: 4-2-3-1: Neuer; Kimmich, Tah, Rudiger, Mittelstadt; Kroos, Andrich; Musiala, Gundogan, Wirtz; Havertz.

Skocia: 3-4-2-1: Gunn; Hendry, Porteus, Tierney; Ralston, McGinn, McGregor, Robertson; McTominay, Christie; Adams.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore