Sport

PSG prezanton yjet, fiton në mungesë të tyre


Për PSG-në, dje ishte dita e prezantimit të yjeve.

Dy nga ta kanë parë fushën, e tre të tjerë ende duhet të presin për të luajtur minutat e para me fanellën e parisienëve.

Para publikut në “Parc Des Princes”, Messi, Ramos, Hakimi, Wijnaldum dhe Donnarumma u përshëndetën me tifozët e tyre të rinj.

Më pas, PSG filloi ndeshjen përballë modestëve të Strasbourg.

Vetëm 27 minuta u nevojitën që PSG të shihte fundin e rrjetës tre herë.

Icardi në minutën e tretë, Mbappe në të 25-ën dhe Draxler vetëm dy minuta më vonë, e vunë Paris-in në një epërsi komode.

Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan dy herë duke vënë në rrezik epërsinë e vendasve, mirëpo ajo ishte maksimumi që mund të bënin.

Katër minuta para fundit, Sarabia shënoi për të vrarë shpresat e Strasbourg, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore