Përballje

PSG mposht Angers, shënon Messi


Paris Saint Germain është rikthyer te fitorja, teksa në ndeshjen e javës së 18-të në Ligue 1 e mposhti Angers me rezultat 2:0.

Golin e parë të ndeshjes e realizoi Hugo Ekitike, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e pestë pas asistimit të Nordi Mukiele-s.

Me avantazhin minimal të parisienëve përfundoi pjesa e parë, ndërsa në të dytën, vendasit realizuan edhe të dytin me Lionel Messi-n.

Kështu, tre pikët ishin në kasafortë për PSG që deri në fund më pas menaxhoi më së miri avantazhin dhe ia doli me sukses.

Falë këtij suksesi, kryeqytetasit ngjiten në kuotën e 47 pikëve dhe ruajnë kryesimin me gjashtë pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt të Lens.

Nga ana tjetër, edhe Marseille fitoi në udhëtim me rezultatin 0:2 ndaj Troyes, teksa marsejezët mbajnë vendin e tretë të klasifikimit me 39 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore