Sport

PSG, katër ‘finale’ për të shpëtuar sezonin


Pasi u eleminuan nga Liga e Kampionëve kundër Manchester City-t të martën në mbrëmje, PSG do të përpiqet të shpëtojë sezonin duke fituar Ligën e Parë dhe Kupën e Francës.

Mauricio Pochettino u sollë me bujë në Paris, por ndërsa PSG u eleminua nga Liga e Kampionëve, ish-tekniku i tyre, Thomas Tuchel-i, do të luajë shanset e tij në ndeshjen e kthimit te Chelsea-t me Real Madrid-in.

Në Ligën e Parë, PSG renditet në vendin e dytë me 75 pikë, një pikë më pak se Lille e vendit të parë. Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje, për PSG-në pritet të jenë tre finale, në rrugën drejt titullit.

Ndeshja e ardhshme e PSG-së do të jetë përballë Rennes-it më 9 maj. Ndeshja e dytë, do të jetë përballë Reims-it më 16 maj dhe ndeshja e fundit e kampionatit do të jetë përballë Brest-it më 23 maj.

Më 12 maj, PSG do të përballet me Montpellier-in, në fushën e këtyre të fundit, për gjysmëfinalen e Kupës së Francës. Në krahun tjetër, Monaco përballet me Rumilly Vallieres.

Në janar të 2021, PSG arriti të fitonte Superkupën e Francës, duke mundur në finale Marseille-n me shifrat 2-1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore