Sport

PSG-ja bie përballë Lorient-it


PSG-ja e Mauricio Pochettino-s ka humbur përballë Lorient-it, në fushën e këtyre të fundit, me rezultatin 3-2. Ndeshja u luajt për llogari të javës së 22, të Ligës së Parë franceze.

Golin e parë të takimit e shënoi Laurent Abergei në të 36’. Neymar me anë të një penalltie, në të 45’ të pjesës së parë, barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Neymar-i dhe përsëri me penallti, që do të shënonte për 1-2. 10 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Yoane Wissa shënon për 2-2.

Në minutën e 90, arbitri i katërt, sinjalizon tre minuta shtesë. Në të 90+1’ vendasit kalojnë në avantazh me anë të Igoboras Moffi Teremas-it.

Tre pikë për Lorient-in, që renditet në vendin e 18 me po 18 pikë. PSG-ja renditet në vendin e tretë me 45 pikë, një më pak se Lyon dhe Lille, që gjenden siper saj në renditje.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë për Pochettino-n në krye të parizienëve. Katër fitore, një barazim dhe një humbje deri më tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore