Sport

PSG insiston për Ruiz-in, por Napoli kërkon 30 milionë


Paris Saint-Germain po i afrohet një marrëveshjeje për mesfushorin e Napoli-t, Fabian Ruiz, raporton Le Parisien.

Ruiz, 26 vjeç, është gjurmuar nga PSG gjatë gjithë verës dhe kampionët e Ligue 1 kanë qenë gjithmonë me shpresë për të përfunduar një marrëveshje përpara përfundimit të merkatos.

Ruiz nuk ka luajtur për Napoli-n këtë sezon pasi pasiguria për të ardhmen e tij vazhdonte.

Një raport në Foot Mercato në fillim të këtij muaji tha se PSG kishte bërë një ofertë prej 25 milionë euro për mesfushorin, por Napoli po qëndron për 30 milionë euro.

Reprezentuesi spanjoll, i cili e filloi karrierën e tij në Real Betis përpara se të transferohej në Itali, mund t’i bashkohet PSG-së këtë merkato, pas largimit të Wijnaldum.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore