Sport

PSG dhe Messi rifillojnë bisedimet për rinovimin e kontratës


Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Luis Campos, ka konfirmuar se klubi është në bisedime për të rinovuar kontratën e Lionel Messi-t.

Kontrata e 35-vjeçarit me kampionët e Francës skadon këtë verë dhe ai mund të bëhet lojtar i lirë.

“Për momentin ne jemi duke negociuar me Messi-n për rinovimin e tij”, tha Campos për Telefoot të dielën.

Muajin e kaluar, PSG planifikoi të negocionte me kapitenin e Argjentinës për një marrëveshje të re.

Megjithatë, që nga fitimi i Kupës së Botës 2022 në Katar me Argjentinën, raportet thonë se bisedimet për kontratën kanë qenë më komplekse.

“Do të doja ta mbaja në projekt, nuk mund ta fsheh”, tha Campos. “Ne jemi duke negociuar për të arritur këtë qëllim dhe që ai të vazhdojë me ne”.

Messi iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2021 pasi Barcelona nuk e rinovoi kontratën e tij për shkak të problemeve financiare.

Ka pasur spekulime se Messi do të kthehej në ish-klubin e Barcelonës ose do të konsideronte një lëvizje në Amerikën e Veriut për të luajtur në Major League Soccer.

Ai shënoi golin e fitores në triumfin 2-1 të së shtunës në ligë ndaj Toulouse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore