Lajme

Pse kaq shumë dyndje të haitianëve në kufirin SHBA-Meksikë?


Fundjavën e kaluar, afërsisht 13 mijё emigrantë kanë ngritur një kamp të improvizuar në anën e Shteteve të Bashkuara të kufirit jugor, nën një urë që lidh Teksasin me Meksikën.

Shumë nga emigrantët, të cilët po u largohen fatkeqësive natyrore, varfërisë dhe trazirat politike, kanë arritur në kufirin pёrmes Amerikës Latine.

Cilët janë emigrantët?

Ndërsa emigrantёt domenikanё, venezuelianё dhe kubanё strehohen në kampin në Del Rio, shumica dërrmuese vijnë nga Haiti.

Një numër i konsiderueshëm i tyre u larguan pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin në vitin 2010, duke u vendosur në Brazil dhe vende të tjera të Amerikës së Jugut.

Haiti ka vuajtur gjithashtu nga vite të paqëndrueshmërisë politike, të cilat kulmuan me vrasjen e presidentit Jovenel Moise, në korrik.

Një muaj më pas, vendi u godit nga një tërmet tjetër vdekjeprurës.

“Katiana Anglade, drejtoresha e Zhvillimit dhe Operacioneve”, thotë se, “kombinimi i fatkeqësive natyrore dhe trazirave politike gjatë viteve ka lënë shumë haitianë askund pёr t’u mbёshtetur”.

“Ka një mungesë të madhe shprese për njerëzit që jetojnë në Haiti. Kjo, për shkak të goditjeve dhe traumave të njëpasnjëshme”, thotë ajo.

Pse po vijnë?

Një numër i konsiderueshëm i haitianëve në kufi fillimisht u vendosën në Brazil, të tërhequr nga vendet e shumta të punës gjatë Olimpiadës Verore në vitin 2016 dhe Kupës së Botës në vitin 2014.

Kur ato përfunduan, shumë filluan të kërkojnë në vende të tjera në Amerikën Latine, me disa prej tyre, duke shkuar në Kili.

“Në Kili kishte mundësi edhe në sektorin e ndërtimit. Në atë kohë ishte shumë e lehtë për të shkuar, pasi nuk nevojitet një vizë”, shpjegon Thomassaint.

Megjithatё, shumë haitianë u detyruan të largohen edhe nga Kili, pёr shkak tё politikave gjithnjë e më të rrepta të migrimit atje.

Statistikat e qeverisë tregojnë se numri i vizave të lëshuara për Haitin këtë vit është afërsisht 3 mijё, nga 126 mijё në vitin 2018.

Nga Amerika e Jugut, haitianët shkojnë në veri drejt SHBA-ve të nxitur nga thashethemet, se aty do të jenë të mirëpritur.

Anglade thotë se shumë shkojnë drejt SHBA-ve, pasi dëgjojnë “se dera do të jetë e hapur” për ta pasi të mbërrijnë në një port-hyrjeje.

Situata në terren

Të enjten, zyrtarët amerikanë thanë se afërsisht 4 mijё emigrantë mbetën nën urë. Disa mijëra janë kthyer në Meksikë, ndërsa rreth 3 mijё e 200 janë vendosur në paraburgim duke pritur të procedohen.

Për më tepër, rreth 1 mijё e 400 janë dërguar po ashtu më herët në Haiti nën politikën e qeverisë amerikane “Titulli 42”, që synonte parandalimin e përhapjes së COVID-19 në objektet e mbajtjes.

Jenn Budd, aktiviste për të drejtat e emigrantëve, e cila ishte në vendin e ngjarjes të mërkurën, thotë se policia dhe personeli i Gardës Kombëtare kanë “bllokuar plotësisht” zonën.

Ndërkohë më shumë haitianë po shkojnë në veri nga vendet e Amerikës së Jugut. Gati 19 mijё emigrantë kryesisht Haiti janë në Kolumbi, duke pritur për të kaluar kufirin në Panama, sipas zyrtarëve kolumbianë.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore