Lajme

PSD-ja për bastisjet në NPB: Përndjekje politike, Sveçla të na tregoj se çka ka të suksesshme nga ky aksion


Partia Socialdemokrate.

Partia Socialdemokrate konsideron se bastisjes që janë kryer të mërkurën tek ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore janë përndjekje politike.

Anëtari i Partisë socialdemokrate i cili ka qenë edhe aksionar i NPB-së, ka kritikuar reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla për këto bastisje.

“Ministri i Punëve te Brendshme pa përfunduar aksioni thotë ka qenë aksion i suksesshëm. Çka ka të suksesshme këtu. Jam i bindur në ligjshmërinë e veprimeve. Jemi bere cak i përndjekjeve politike”, ka deklaruar ai.

Teksa ka bërë të ditur se atij i janë bastisur banesa e tij dhe shtëpia e prindërve.

“Sot më janë bastisur fillimisht shtëpia e prindërve, pastaj në banesë, kanë hyrë në banesë dhe e kanë bastisur tërë banesën. Kanë marrë 2 kompjuterë të prindërve dhe një telefon personal, pastaj e kanë bastisë banesën ku jetoj me grua dhe fëmijë, ma morën veç telefonin”.

Ai ka shtuar se, “unë nuk jam një person që kam shumë prona apo kam shumë vetura që të bëhen ndaj bastisje ndaj meje. Posa të përfundoj ky proces do të paraqes padi”.

Partia Socialdemokrate.

Edhe kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj u shpreh se është krejtësisht e qartë që aksioni është një “përndjekje politike”.

“Jo rastësisht qytetarët na thonë ju jeni opozita e vetme, ata nuk kishin problem me hajni por me ata që bëjnë opozitë”.

Bastisje në disa prona lidhur me Ndërmarrjen Publike Banesore janë duke u kryer në disa prona, të mërkurën e 17 majit.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë duke realizuar disa operacione policore, në disa lokacione/rajone të ndryshme. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”, ka thënë Krasniqi për Albanian Post

Ky aksion është thënë se është zhvilluar pas një hetimi prej gati dy vjetësh për dyshime për keqpërdorime lidhur me një objekt afaristo-banesor në lagjen “Lakërishtë” në kryeqytet.

Aksioni është zhvilluar nga Drejtoria për Krimet Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Edhe, më 20 korrik, Policia e Kosovës kishte realizuar një urdhër-kontroll në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB).

Siç thuhej në një komunikatë të asaj kohe për media të NPB-së, bastisja u krye për të marrë dokumente që ndërlidhen me projektin e dyshimtë afaristo-banesor të NPB-së, që kap shifrën e 120 milionë eurove.

Këtë bastisje, NPB-ja e ka konsideruar që ka pasur shkelje ligjore.

NPB-ja ka pretenduar se dokumentet që Policia ka marrë, i janë dorëzuar organeve rreth 5 muaj më herët.

Nga Partia Socialdemokrate ishte thënë se bastisje që ishte bërë në Ndërmarrjen Publike Banesore, Policia i kishte ndalur kamerat e sigurisë për afro 1 orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore