Lajme

Policia me aksion në Ndërmarrjet Publike Banesore, dyshohet për keqpërdorime


Policia e Kosovës.

Bastisje në disa prona lidhur me Ndërmarrjen Publike Banesore janë duke u kryer në disa prona, të mërkurën e 17 majit

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë duke realizuar disa operacione policore, në disa lokacione/rajone të ndryshme. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”, ka thënë Krasniqi për Albanian Post

Ky aksion është thënë se është zhvilluar pas një hetimi prej gati dy vjetësh për dyshime për keqpërdorime lidhur me një objekt afaristo-banesor në lagjen “Lakërishtë” në kryeqytet.

Ndërmarrja Publike Banesore

Aksioni është zhvilluar nga Drejtoria për Krimet Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Edhe, më 20 korrik, Policia e Kosovës kishte realizuar një urdhër-kontroll në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB).

Siç thuhej në një komunikatë të asaj kohe për media të NPB-së, bastisja u krye për të marrë dokumente që ndërlidhen me projektin e dyshimtë afaristo-banesor të NPB-së, që kap shifrën e 120 milionë eurove.

Këtë bastisje, NPB-ja e ka konsideruar që ka pasur shkelje ligjore.

NPB-ja ka pretenduar se dokumentet që Policia ka marrë, i janë dorëzuar organeve rreth 5 muaj më herët.

Nga Partia Socialdemokrate ishte thënë se bastisje që ishte bërë në Ndërmarrjen Publike Banesore, Policia i kishte ndalur kamerat e sigurisë për afro 1 orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore