Lajme

Protestë në Sarajevë – “Ose punoni ose shkoni në shtëpi”


Protestë në Sarajevë

Një grup qytetarësh të Bosnjës dhe Hercegovinës të hënën kanë protestuar para Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë dhe para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë.

Por megjithatë numri i tyre nuk ishte shumë i lartë.

“Numri i vogël i protestuesve në fakt reflekton pikturën e kësaj shoqërie”, tha njëri nga protestuesit për agjensinë e lajmeve boshnjake “Patria”.

“Ose punoni ose shkoni në shtëpinë tuaj”, dhe “Dorëheqje”, ishin disa prej brohorimave që u dëgjuan në këtë protestë.

Foto: N1

“Thjesht na ka ardhur te huna. Gjenerata e vjetër duhet të marrë pjesë, sepse ne mësojmë prej tyre. Ne të rinjët kemi mbetur pengje të atij mentaliteti të së shkuarës. ‘Mos shtëni’, ‘mos protestoni’ na thonë”, tha një nga protestuesit sarajevas.

“Politikanët që na përfaqësojnë, ata jetojnë me para”, tha ai.

“Duhet të ketë një kornizë ligjore për ata politikanë që s’i kryejnë punët e tyre”, tha mes tejrash.

“Unë jam sot këtu për të mbështetur këtë iniciativë qytetare, sepse të gjithë kemi nevojë për një të nesërme më të mirë. Të gjithë jemi tjetërsuar dhe jemi të vetëdijshëm se kjo është larg shtetit që duam. Unë dola si qytetar – për veten dhe familjen time, fëmijët e mi dhe të gjithë miqtë e mi, dua të them shumë, shumë për këtë sistem, shumë për shtetin pa drejtësi”, thekson një protestuese sarajevsa Sanjin Sinanoviq, përcjell N1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore