Zgjedhjet në Kosovë

Prokuroria hap dy raste në Junik dhe Vushtrri për parregullsi në procesin e votimit


Zgjedhjet lokale në Kosovë.

Nga Prokuroria e Kosovës janë hapur tri raste në lidhje me parregullsi nëpër qendra të vendvotimit.

Pas njoftimit të Policisë së Kosovës në të gjitha drejtoritë rajonale që janë pranuar rreth 21 informacione të ndryshme të raportimeve për parregullsi gjatë procesit të votimit në Kosovë, Prokuroria ka bërë të ditur se deri më tani janë hapur tri raste.

Dy raste janë hapur në Junik të Pejës, ndërkaq një tjetër në Vushtrri.

Në Junik njëri rast është cilësuar si “Pengim i procesit të votimit”, ku i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria e Kosovës.

“Me vendim të prokurorëve kompetent deri më tani janë hapur tri (raste) prej tyre, (1) rast në Junik – Pejë ” Pengim i procesit të votimit” ku një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Kosovës.

Po ashtu një tjetër rast, “Prishje e rastit edhe qetësisë publike”, ku i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“(1) rast po ashtu në Junik – Pejë ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe (1) rast në Vushtrri ” Falsifikim i dokumentit”, i cili po ashtu ka vazhduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Që nga ora 07:00 e mëngjesit, në Kosovë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në 21 Komuna të Republikës së Kosovës, ku do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore