Zgjedhjet në Shqipëri

Procesi zgjedhor dhe vota e emigrantëve/ Celibashi takohet me ambasadoren e Greqisë


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippidou.

Gjatë takimit ishin në fokus zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadorja greke u shoqërua nga këshilltarja e parë, Valia Pentravani.

U diskutua mbi përgatitjen e procesit zgjedhor, përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, keqpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale.

Një rëndësi e veçantë iu dha votës së shqiptarëve me banim jashtë vendit.

Vota e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi ka një rëndësi të lartë.  Sipas të dhënave zyrtare, rreth 500 mijë persona më shtetësi shqiptare jetojnë në shtetin grek.

një intervistë ekskluzive për Albanian Post, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe eksperti i reformave zgjedhore, Kristaq Kume, deklaroi se votat e diasporës mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve, por varet për kë qark do të llogariten këto vota.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore