Shqipëria

Procedohet penalisht 52-vjeçari turk, tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë mbi 23 mijë euro


Është proceduar penalisht këtë të mërkurë të 17 majit një shtetas turk me iniciale B.S., 52-vjeç.

Mësohet se ai u ndalua nga policia kufitare  e Morinës dhe pas kontrollit në automjetin tip Renault u gjetën 23 mijë e 600 euro.

Këtë shumë parash, 52-vjeçari tentoi t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar sipas ligjeve.

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk B. S., 52 vjeç, banues në Mal të Zi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore