Shëndet

Problemet shëndetësore që parandalojnë humbjen e peshës


Ilustrim

Stresi dhe depresioni kronik shkaktojnë prodhim të vazhdueshëm të kortizolit dhe adrenalinës. Sipas hulumtimeve, muajt e ekspozimit ndaj niveleve të ngritura të kortizolit shoqërohen me peshë më të lartë trupore dhe obezitet.

Ushqimi jo i shëndetshëm dhe mungesa e stërvitjes nuk janë gjithmonë shkaku i mbipeshës. Ndonjëherë arsyet fshihen brenda trupit tonë.

Arsyeja pse kilogramët nuk ulen (dhe më së shpeshti rriten) mund të qëndrojnë në disa gjëra të tjera, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me dembelizmin tuaj të mundshëm apo ushqimin e herëpashershëm të shpejtë.

Hipotiroidizmi

Sa më mirë të funksionojë gjëndra tiroide, aq më i mirë është metabolizmi. Mungesa e hormoneve të tiroides ngadalëson metabolizmin tonë. Në fillim të hipotiroidizmit ka përgjumje, lodhje dhe ulje të aftësisë për të punuar, por shumë ia atribuojnë këtë ‘djegie’ në punë.

Por duhet të jemi të kujdesshëm. A është lëkura juaj e thatë, thonjtë dhe flokët tuaj të brishtë? Keni anemi, nauze dhe kapsllëk? Ndoshta është hipotiroidizëm: metabolizmi juaj po përkeqësohet, zorrët tuaja kanë filluar të punojnë më ngadalë dhe ju po shtoni peshë.

Nëse i keni vënë re këto simptoma, rekomandohet që të vizitoni mjekun, sepse dieta dhe ushtrimet nuk do t’ju ndihmojnë në këtë rast.

Prolaktinom

Hormoni prolaktinë është përgjegjës për funksionet normale riprodhuese dhe, te nënat, është përgjegjës për laktacionin. Kur gjëndra e hipofizës prodhon shumë prolaktinë, mund të shfaqen tumore beninje (më shpesh te femrat sesa te meshkujt).

Simptomat kryesore janë: sekretim patologjik i qumështit që nuk shoqërohet me lindje dhe cikle të parregullta. Meshkujt kanë epsh të ulët, çrregullime mendore, probleme me sytë dhe dhimbje koke. Të dyja gjinitë kanë probleme me dhjamosjen në gjoks dhe shpatulla.

Kjo sëmundje mund të shërohet. Pra, nuk duhet të humbni kohë, ajo që duhet të bëni është të vizitoni menjëherë një endokrinolog.

Diabeti i tipit 2

Në rastin e diabetit të tipit 2, ndryshe nga tipi 1, pankreasi prodhon mjaftueshëm insulinë, por receptorët që nuk reagojnë ndaj tij bëhen rezistent. Si rezultat, një tepricë e këtij hormoni të akumuluar shkakton obezitet.

Një nga problemet kryesore me këtë sëmundje është se simptomat e hershme shpesh anashkalohen.

Disa nga shenjat e mëparshme të diabetit të tipit 2 përfshijnë: etje të tepruar, gojë të thatë, urinim të tepërt (pothuajse cdo orë), humbje ose fitim i pashpjegueshëm i peshës trupore, ritje e oreksit.

Nëse niveli i sheqerit në gjak vazhdon të rritet, shfaqen simptoma të reja që janë gjithnjë e më të vështira për t’u injoruar. Kjo perfshin: dhimbjen e kokës, lodhjen si dhe shikimin e turbullt.

Edhe më tej, shumë prej tyre ende nuk kërkojnë ndihmë mjekësore derisa gjendja e tyre të bëhet serioze.

Disa nga simptomat që më në fund i bëjnë shumicën e njerëzve të kërkojnë ndihmë mjekësore përfshijnë: gërvishtjet dhe plagët që nuk shërohen kurrë, kruajtje dhe ndryshime të lëkurës, infeksionet e shpeshta të traktit urinar dhe infeksionet mykotike.

Stresi dhe depresioni

Kortizoli është një hormon stresi i sekretuar nga gjëndrat e hipofizës mbiveshkore dhe hipotalamusit.

Merr pjesë në rregullimin e metabolizmit të karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave, ka një rol në stres dhe inflamacion dhe në shkallë të ndryshme vepron në shumë sisteme organike në trupin e njeriut.

Stresi dhe depresioni kronik shkaktojnë prodhim të vazhdueshëm të kortizolit dhe adrenalinës.

Në këtë rast, kortizoli e shndërron energjinë në yndyrë që ruan. Sipas hulumtimeve, muajt e ekspozimit ndaj niveleve të ngritura të kortizolit shoqërohen me peshë më të lartë trupore dhe obezitet.

Sindroma e vezores policistike

Një nga llojet më të zakonshme të problemeve hormonale është sindroma e vezores policistike (PCOS), një problem riprodhues që prek midis 8 dhe 20 përqind të grave.

Shtimi në peshë nuk duhet të jetë simptoma e vetme e një diagnoze, por mund të jetë një nga shenjat e shumta që diçka po ndodh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore