Lajme

Pritjet e gjata vazhdojnë edhe të enjten tek Dheu i Bardhë e Merdarë


Pika kufitare tek Dheu i Bardhë.

Pikat kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Merdarë të enjten vazhdojnë të mbesin të ngarkuara.

Kështu bëhet e ditur në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku është njoftuar se deri në 90 minuta janë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova, derisa kolona e automjeteve që po presin është deri në 900 metra.

Pritje nuk ka edhe për të hyrë në Kosovë.

Pikë tjetër e ngarkuar vazhdon të jetë edhe Dheu i Bardhë, kolona deri në 250 metra për të dalë nga Kosova po shkakton pritje deri në 40 minuta.

Në pikat tjera kufitare, pritja është deri në pesë minuta.

Edhe mëngjesin e së mërkurës, pritjet për të hyrë në Kosovë kanë qenë deri 20-30 minuta, kurse në dalje pritjet janë deri në 1 orë.

Qendra Kombetare për Menaxhim Kufitare.

Në vazhdimësi ditëve të fundit ka pasur pritje të gjata në këto pika kufitare.

Më 21 korrik, deri në 5 orë kanë qenë pritjet për mërgimtarët për të hyrë në Kosovë.

Sipas të dhënave të cilat ishin publikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ishin deri në 4 mijë.

Ndryshe, çdo vit në pikat kufitare krijohen kolona të tilla për shkak të ardhjes të diasporës.

Ekonomia vazhdon të jetë e varur nga paratë që diaspora dërgon në Kosovë.

Paratë e dërguara dhe ardhja e tyre për pushime në Kosovë, vazhdojnë të përmenden si një ndër faktorët kryesorë për rritje ekonomike në 7.1 për qind në këtë vit nga -5.3 për qind sa kishte rënë vitin e kaluar.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, të publikuar më 6 tetor të 2021, thuhej se aktiviteti ekonomik në Kosovë gjatë vitit pritet të zgjerohej në 7.1 për qind, rritje kjo e nxitur nga vizitat e diasporës dhe masat mbështetëse fiskale.

Në periudhën afatmesme, sipas raportit, rritja ekonomike do jetë e kushtëzuar nga përshpejtimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe menaxhimit të pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore