Lajme

Prishtinë: Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në tentativë


Policia e Kosovës.

Të mërkurën, policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës, ka pasur të shtëna me armë prej të cilave kanë mbetur të plagosur dy persona.

PK-ja ka deklaruar se është identifikuar i dyshuari kryesor i këtij rasti.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e 24 orësh të PK-së.

Tutje, bëhen të ditura edhe rrethanat në të cilat është zhvilluar rastit i vrasjes në tentativë të Bardhoshit.

“Raportohet se të dyshuar-it, nga një veturë në lëvizje lloji i të cilit ende nuk dihet, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave mashkull dhe femër kosovarë”.

Bardhosh, Prishtinë.

Po ashtu, të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, por që po vazhdojnë të trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Si pasoj e të shtënave të dy viktimat kanë pësuar lëndime (janë plagosur) dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.

Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë duke vazhduar nga policia e Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja dhe një predhë të kalibrit të panjohur”.

“Në koordinim me prokurorin e shtetin janë realizuar dy bastisje, ku është arrestuar një i dyshuar tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një revole”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore