Sport

Prishtina e deklason Feronikelin


Ndeshja mes Feronikelit dhe Prishtinës ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:4.

Kjo ishte fitorja e dytë për kampionët aktual të Superligës së Kosovës këtë sezon.

Kryeqytetasit ishin dominant gjatë gjithë ndeshjes, ku kishin mundësi të shumta, të cilat i shfrytëzuan mirë.

Goli i parë erdhi në minutën e 8-të me anë të Endrit Krasniqit.

Pas 20 minutash, kryeqytetasit dyfishuan epërsinë me anë të sulmuesit Leutrim Kryeziu.

Prishtinasit nuk u ndalën edhe në pjesën e dytë, ku në minutën e 80-të shënuan me anë të John Otto John-it.

Për ta përfunduar ndeshjen, u përkujdes Bleart Tolaj, i cili shënoi në minutën e 85-të për rezultatin përfundimtar.

Në minutat e fundit të ndeshjes, autori i golit u ndëshkua me karton të kuq për përfundimin e ndeshjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore