Shëndet

Presioni i ulët i gjakut, simptomat dhe trajtimi i tij


Presioni i ulët i gjakut mund të duket i dëshirueshëm, dhe për disa njerëz, nuk shkakton probleme. Sidoqoftë, për shumë të tjerë , tensioni anormal i ulët i gjakut (hipotension) mund të shkaktojë marramendje dhe të fikët.

Në raste të rënda, presioni i ulët i gjakut mund të jetë kërcënues për jetën.

Simptomat e presionit të ulët të gjakut

Marramendje, sidomos pas ngritjes nga vendi ku jeni ulur

Vizioni i paqartë ose shikimi i njollave të zeza

Të përziera

Të fikët

Lodhje

Shkaqet e mundshme të presionit të ulët të gjakut

Në shumicën e rasteve presioni i ulët i gjakut nuk është një shenjë e sëmundjeve serioze. Gratë mund të vuajnë nga presioni i ulët i gjakut për shkak të menstruacioneve ose shtatzënisë.

Nëse keni të përziera apo keni vjellë, presioni juaj i gjakut mund të jetë i ulët. Kjo vjen për shkak të humbjes së gjakut, infeksioneve ose anemisë.

Trajtimi dhe këshillat

Është mirë që të vizitoni mjekun. Gjithashtu mund të tregoni kujdes duke u ngritur dhe shtrirë ngadalë, duke pirë ujë mjaftueshëm  dhe duke bërë një banjë të nxehtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore