Shqipëria

Presidentja sllovene: Shqipëria, sukses në luftën kundër korrupsionit – nuk është i pamundur anëtarësimi në BE brenda 2030-ës


Presidentja sllovene, Nataša Pirc Musar ka vlerësuar Shqipërinë për “suksesin në luftën kundër korrupsionit”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Bajram Begaj ajo tha se “SPAK ka besim të çmuar”, teksa shtoi se nuk është e pamundur që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.

“Asnjë shtet nuk është imun ndaj korrupsionit dhe krimit, as shteti im. Rolet bilaterale mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, nuk kemi pika të hapura, por të dy jemi kryetarë, jemi të bindur se mund të bëjmë edhe më shumë. Jam e gëzuar që sllovenë vijnë çdo ditë e më shumë në Shqipëri. Vitin e kaluar ishin 20 mijë. Numri i madh i turistëve sjell edhe përgjegjësi edhe më të madhe”.

Musar theksoi se “jam shumë e kënaqur që sot jam në Tiranë, kam thënë se shteti juaj dhe ju do të keni një vend të posaçëm në zemrën time”.

“Në fokus të dy viteve të para, kam vendosur të jetë në Ballkanin Perëndimor, Sllovenia beson se vendi i Ballkanin Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Isha shumë e kënaqur me fjalët e Charles Michel në Bled vitin e kaluar, se Bashkimi Evropian do duhet të pranonte shtetet deri në 2030. Për Shqipërinë kjo nuk është e pamundur”.

Ajo nuk la pa përmendur dhe rezolutën për Srebrenicën që pritet të votohet në OKB pasditen e sotme. Presidentja sllovene tha se është e kënaqur që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, i janë bashkuar kësaj rezolute.

“Para votimit për Srebrenicë, jam shumë e kënaqur që të gjitha shtete e BP janë bashkuar, përpos Serbisë. Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë këto rezoluta edhe për shkak të konflikteve. Lufta në Gaza më thyen zemrën dhe shpesh nuk më lë të fle. Ne duhet të flasim se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo. Nuk dyshoj se udhëheqësit shtetërorë do gjejnë zgjidhje, pasi shpesh harrojmë civilët që e pësojnë më së shumti në këto luftëra, Ukrainë, Gaza, Sudan”, tha ajo.

Bashkëpunimi politik ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë duhet të reflektohet edhe në ekonomi, thotë Begaj

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore