Shqipëria

Begaj kërkon më shumë bashkëpunim ekonomik me Slloveninë, propozon krijimin e linjës direkte Lubjanë-Tiranë


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen sllovene Nataša Pirc Musar tha se vendet “gëzojnë miqësi tradicionale dhe bazohen në interesa dypalëshe dhe rajonale”.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj rrugës evropiane të Shqipërisë, por shtoi se bashkëpunimi politik mes dy vendeve duhet të reflektohet edhe në ekonomi.

“Ju falënderoj për mbështetjen që Sllovenia ka treguar për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti. Roli juaj është një prej dëshmive të shumta. Jemi të gatshëm të punojmë fort për ta bërë realitet këtë plan. Vlerësoj kontributin e Sllovenisë për pjesëmarrjen e trupave të KFOR në Kosovë. Shqipëria është një zë i fuqishëm i integrimit euro-atlantik të rajonit. Jemi të interesuar për një rajon në paqe, të integruar në rajon dhe BE”.

Presidenti theksoi gjithashtu se është e nevojshme që të krijohet një linjë ajrore direkte Tiranë-Lubjanë.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer politik të reflektohet edhe në atë ekonomik. Ka mundësi që për më shumë. Shqipëria mirëpret investime direkte sllovene. Ftoj sipërmarrësit sllovenë që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri. Të rrisim kontaktet mes qytetarëve tanë linjë ajrore direkte mes Lubjanës dhe Tiranës do të ishte mundësi e mirë jo vetëm për shtimin e kontakteve direkte por edhe për rritjen e turistëve”, shtoi Begaj.

Nga ana tjetër, presidentja sllovene ka vlerësuar Shqipërinë për “suksesin në luftën kundër korrupsionit”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Bajra Begaj ajo tha se “SPAK ka besim të çmuar”, teksa shtoi se nuk është e pamundur që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.

“Asnjë shtet nuk është imun ndaj korrupsionit dhe krimit, as shteti im. Rolet bilaterale mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, nuk kemi pika të hapura, por të dy jemi kryetarë, jemi të bindur se mund të bëjmë edhe më shumë. Jam e gëzuar që sllovenë vijnë çdo ditë e më shumë në Shqipëri. Vitin e kaluar ishin 20 mijë. Numri i madh i turistëve sjell edhe përgjegjësi edhe më të madhe”.

Musar theksoi se “jam shumë e kënaqur që sot jam në Tiranë, kam thënë se shteti juaj dhe ju do të keni një vend të posaçëm në zemrën time”.

“Në fokus të dy viteve të para, kam vendosur të jetë në Ballkanin Perëndimor, Sllovenia beson se vendi i Ballkanin Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Isha shumë e kënaqur me fjalët e Charles Michel në Bled vitin e kaluar, se Bashkimi Evropian do duhet të pranonte shtetet deri në 2030. Për Shqipërinë kjo nuk është e pamundur”.

Ajo nuk la pa përmendur dhe rezolutën për Srebrenicën që pritet të votohet në OKB pasditen e sotme. Presidentja sllovene tha se është e kënaqur që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, i janë bashkuar kësaj rezolute.

“Para votimit për Srebrenicë, jam shumë e kënaqur që të gjitha shtete e BP janë bashkuar, përpos Serbisë. Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë këto rezoluta edhe për shkak të konflikteve. Lufta në Gaza më thyen zemrën dhe shpesh nuk më lë të fle. Ne duhet të flasim se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo. Nuk dyshoj se udhëheqësit shtetërorë do gjejnë zgjidhje, pasi shpesh harrojmë civilët që e pësojnë më së shumti në këto luftëra, Ukrainë, Gaza, Sudan”, tha ajo.

Presidentja sllovene: Shqipëria, sukses në luftën kundër korrupsionit – nuk është i pamundur anëtarësimi në BE brenda 2030-s

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore