Sport

Presidenti i Rapidit konfirmon interesimin e Benfica-s për Albion Rrahmanin


Albion Rrahmani

Daniel Niculae, presidenti i Rapid Bukureshtit, ku luan objektivi i Benfica-s, Albion Rrahmani, konfirmoi interesimin e “Shqiponjave” për sulmuesin 23-vjeçar, pavarësisht se nuk ka pasur ende kontakte.

Në një intervistë për gazetën “O Jogo”, kreu i klubit përfundoi duke folur për vlerën e shitjes së futbollistit, duke zbuluar se ka të interesuar të tjerë.

“Është një lojtar interesant, kemi pasur shumë thirrje”, tha ai, duke konfirmuar interesimin e disa skuadrave për sulmuesin.

Për lajmet se ai pranoi t’ia shiste yllin e ekipit për 8 milionë euro, rumuni deklaroi se “Gjithçka varet nga situatat”.

Kujtojmë se zërat se Benfica po vëzhgon tregun në kërkim të një sulmuesi të ri vijnë pasi Roger Schmidt përmendi se sulmuesit nuk janë aq “konsistent” sa Gonçalo Ramos, i cili u largua në verë në drejtim të PSG-së.

Vlen të theksohet se, këtë sezon, sulmuesi ka spikatur, duke tërhequr vëmendjen evropiane.

Këtë sezon, Albion Rrahmani, i vlerësuar me 1.4 milionë euro nga portali “Transfermarkt”, deri më tani ka luajtur 20 ndeshje, ku ka shënuar 16 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Është e rëndësishme të theksohet se ai iu bashkua Rapid-it në vitin 2023, kundrejt 600 mijë eurove. Para kësaj ai ishte me Ballkanin, ku sezonin e kaluar luajti në 45 ndeshje, duke shënuar 28 gola dhe katër asistime.

8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore