Sport

Presidenti i KON-it zhvilloi takim me të parin e KOK-ut, premton bashkëpunim mes tyre


Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sot (e premte) ka zhvilluar një takim online me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

I pari i Komitetit Olimpik në botë, ka shprehur vullnetin e madh dhe gatishmërinë që të bashkëpunojë me presidentin Krasniqi në ciklin e ardhshëm olimpik, derisa ka konfirmuar mbështetjen për KOK-un në programe të ndryshme për të promovuar vlerat olimpike në Kosovë.

Ai gjithashtu uroi Krasniqin për zgjedhjen në krye të KOK-ut, derisa urime të njëjta i përcolli edhe i pari i KOK-ut në adresë të Bachut, për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat në krye të KON-it.

Presidenti Krasniqi, që shoqërohej nga këshilltari i tij, Besim Aliti, i kanë prezantuar programin e KOK-ut për ciklin olimpik 2021 – 2024, për të cilin u përgëzuan nga presidenti Bach.

Presidenti Beach propozoi që takimi i radhës me Krasniqin ta mbajë edhe fizikisht në Tokio, gjatë Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, duke i uruar suksese ekipit olimpik të Kosovës.

Paraprakisht drejtuesit e KOK-ut do të takohen edhe me drejtorin e Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, James Macloud, takim që do të mbahet javën e ardhshme në Athinë, gjatë Asamblesë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Evropës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore