Sport

Premier Liga/ Liverpool-i, Arsenal-i dhe Tottenham-i luajnë fatet për Europën


Tre ndeshje do të luhen ditën e diel në Premier Ligë. Liverpool-i, Arsenal-i dhe Tottenham-i do të zbresin në fushë për të marrë maksimumin pasi u rrezikohet pjesëmarrja në Kupat e Europës për sezonin që vjen.

Në “St James’ Park” Newcastle do të presë Arsenal-in, duke filluar nga ora 15:00. Vendasit ndodhen në vendin e 17 me 36 pikë. Nëntë pikë më shumë kanë qymyrxhinjtë nga vendi i 18 që të rrëzon nga kategoria dhe që aktualisht mbahet nga Fulham-i.

Arsenal-i renditet në vendin e 11 me 46 pikë. Skuadra e Mikel Arteta-s është nëntë pikë larg West Ham-it të vendit të pestë.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, e luajtur gjatë fazës së parë të Premier Ligës, përfundoi me rezultatin 3-0 për Arsenal-in. Dy golat e Pierre-Emerick Aubameyang-ut dhe goli i Bukayo Saka-s i dha tri pikët topçinjëve.

Duke filluar nga ora 17:30, në “Old Trafford” do të luhet supersfida midis Manchester United-it dhe Liverpool-it. United-i renditet në vendin e dytë me 67 pikë.

Liverpool-i renditet në vendin e  gjashtë me 54 pikë. Shtatë pikë diferencë ka Liverpool-i nga Chelsea, që mban vendin e katërt dhe të fundit që të kualifikon në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e fazës së parë midis dy ekipeve, përfundoi në barazim me rrjeta të paprekura.

Tottenham-i do të ketë një ndeshje të lehtë në letër përballë Sheffield United-it. Ndeshja do të luhet në “Tottenham Hotspur Stadium” duke filluar nga ora 20:15.

Vendasit renditen të shtatët në Premier Ligë me 53 pikë. Tetë pikë më pak se Chelsea dhe vendi që të dërgon në Ligën e Kampionëve. Miqtë janë në vendin e fundit të renditjes me 17 pikë dhe janë të rënë nga kategoria tashmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore