Sport

Premier League/ ‘Sheikët’ e rinj përballen me skuadrën e Rashicës, Bielsa përballet me Viera-n


Dy sfida do të sjellë kjo e martë në Premier League angleze. Në fushë zbresin Newcastle, Norwich-i, Leeds-i dhe Crystal Palace.

Ndeshjet luhen për javën e 14 të kampionatit. Pikërisht këto ndeshje çelin javën. Javë e cila do të vijojë edhe të mërkurën dhe të enjten.

Sfida e parë do të luhet në “St James’ Park”. Vendasit e Newcastle do të presin Norwich-in e Milot Rashicës, duke filluar nga ora 20:30.

Të dy skuadrat janë, përkatësisht Newcastle në vendin e fundit dhe Norwich-i në të parafundit. Gjashtë pikë kanë vendasit, kundrejt nëntë të miqëve.

Përballja e fundit mes dy skuadrave ka qenë në shkurt të vitit 2020. Në po të njëjtin stadium, skuadrat ndanin nga një pikë, pas atij barazimi pa gola.

Leeds-i i Marcelo Bielsa-s do të përballet me Crystal-in e Patrick Viera-s. Ndeshja do të luhet në “Elland Road”, duke filluar nga ora 21:15.

Vendasit kanë 12 pikë dhe mbajnë pozitën e 17 në renditje. Miqtë kanë 16 pikë dhe renditen në vendin e 11.

Përballja e fundit mes dy skuadrave ka qenë pikërisht në këtë stadium. Vendasit triumfonin me rezultatin 2-0.

Premier League do të vijojë me ndeshjet e tjera:

Të mërkurën

Watford – Chelsea

Southampton – Leicester

West Ham – Brighton

Wolverhampton – Burnley

Everton – Liverpool

Aston Villa – Manchester United

Të enjten

Tottenham – Brentford

Manchester United – Arsenal

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore