Sport

Premier League/ Liverpool-i shemb skuadrën e Brojës, përsëri fitore për Gerrard-in


Kanë përfunduar tre ndeshjet e orës 16:00 në Premier League-n angleze. Liverpool-i ka fituar me poker përballë Southampton-it. Aston Villa ka fituar në transfertë përballë Crystal Palace-t. Norwich-i ka barazuar pa gola me Wolverhampton-in.

Ndeshjet u luajtën për javën e 13 të kampionatit. Më herët u luajt sifda mes Arsenal-it dhe Newcastle-t. Topçinjtë fituan me shifrat 2-0.

Liverpool-i fitoi me rezultatin 4-0 përballë Southampton-it të Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë luajti për 90 minuta në këtë takim.

Ndeshja u dominua totalisht nga vendasit e Liverpool-it, që gjetën edhe golin e parë, pas vetëm dy minutash lojë. Portugezi Diogo Jota dërgoi në rrjetë topin e dhuruar nga Andrew Robertson-i.

Po në pjesën e parë të takimit, vendasit do të shënonin edhe dy herë të tjera. Në minutën e 32 do të vinte goli tjetër nga Jota dhe pesë minuta më vonë do të shënonte edhe Thiago Alcantara.

Në pjesën e dytë të takimit, do të ishte radha e Virgil van Dijk-ut për të dërguar topin në rrjetë. Shtatlarti holandez kaloi portierin mik në minutën e 52 dhe vulosi shifrat në 4-0.

Në sfidën tjetër, Steven Gerrard-i mori fitoren e dytë, në po kaq ndeshje në krye të Aston Villa-s. Villa triumfoi në transfertë me rezultatin 2-1 përballë Crystal Palace-t.

Matt Targett-i dhe John McGinn-i ishin heronjtë e miqëve. Golin e vendasve e shënoi, Marc Guehi, në minutën e fundit të takimit 90+5.

Norwich-i barazoi me rrjeta të paprekura me Wolves-in. Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ishte lojtari më i mirë te vendasit, i vlëresuar me notën 7.2 nga “Sofascore”.

Renditja e Premier League:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore