Lajme

Pothuajse një në katër banorë të Gjermanisë është me origjinë të huaj


Vitin e kaluar, në Gjermani jetuan 20.2 milionë njerëz të cilët ose u zhvendosën vetë në Gjermani ose të dy prindërit e tyre emigruan, që sipas të dhënave të Entit Federal të Statistikave është 6.5 për qind më shumë se në vitin 2021.

Si rezultat i migrimeve të tilla, përqindja e emigrantëve të gjeneratës së parë dhe të dytë në popullsinë totale të Gjermanisë u rrit nga 23 përqind në 2021 në 24.3 përqind vitin e kaluar.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave Gjermane, shumica e tyre janë refugjatë nga Ukraina, Siria dhe Afganistani.

Përqindja e emigrantëve të drejtpërdrejtë në popullatë u rrit me 7.3 për qind, më shpejt se numri i pasardhësve të drejtpërdrejtë të prindërve emigrantë të lindur në Gjermani, që tani është katër për qind, raporton Deutsche Welle.

Baza e të dhënave për këto statistika është i ashtuquajturi mikroregjistrimi i fundit.

Është një anketë që, ndryshe nga një regjistrim i madh, kryhet në intervale më të shkurtra kohore dhe në një kampion më të vogël.

Instituti federal i përkufizon personat me prejardhje migrante si ata që emigruan vetë në Gjermani që nga viti 1950 (i ashtuquajturi brezi i parë), si dhe ata që janë pasardhës të tyre të drejtpërdrejtë, të njohur edhe si “brezi i dytë”.

Shifrat e fundit tregojnë se rreth tre të katërtat e 20.2 milionë emigrantëve kanë ardhur personalisht në Gjermani që nga viti 1950, dhe 4.9 milionë janë pasardhës të drejtpërdrejtë të emigrantëve të tillë.

Në pjesën e meshkujve përqindja e emigrantëve ishte pak më e lartë dhe arriti në 24.8 për qind, ndërsa përqindja e femrave ishte 23.8 për qind.

Me një moshë mesatare prej 29.9 vjeç, ata që kanë emigruar pas vitit 2013 (ku shumica e rasteve janë persona nga “vala e refugjatëve”, por edhe emigracioni nga vendet e BE-së) janë dukshëm më të rinj se popullsia jo-emigruese, mosha mesatare e të cilëve është 47 vjet.

Duke parë periudhën që nga viti 2013, shumica e emigrantëve vijnë nga Siria, 16 për qind, e ndjekur nga Rumania me shtatë dhe Polonia me gjashtë për qind.

Ukraina është në vendin e katërt me pesë përqind, por sipas Institutit Federal, ukrainasit që emigruan vitin e kaluar nuk janë regjistruar ende plotësisht në këtë mikro-regjistrim të fundit.

Sipas të dhënave më të fundit të plota nga fundi i vitit 2021, në grupin e emigrantëve më të shumtë bëjnë pjesë edhe shtetasit e Kroacisë, të cilët sipas këtyre të dhënave janë 422 mijë, ndërsa në numër janë prapa shtetasve të Turqisë, Polonisë, Rumania, Siria, Italia dhe Greqia.

Më shumë se gjysma e 12.2 milionë gjermanëve me prejardhje migrante kanë shtetësi gjermane që nga lindja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore