Lajme

Posti i rektorit të Universitetit të Prishtinës synohet nga gjashtë kandidatë


Universiteti i Prishtinës.

Ilir Tolaj, But Deda, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Ermir Rogova dhe Qerim Qerimi janë gjashtë kandidatët që synojnë postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP).

Lajmin e ka bërë të ditur udhëheqësi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP), Altin Sahiti.

Ky konkurs është hapur për arsyeje që ish-rektori, Naser Sahiti, para tri javëve, është shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Të premten e 21 tetorit, Naser Sahiti, është shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP).

Naser Sahiti, gjatë një interviste në T7, kishte deklaruar se ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, është e përfshirë në përpjekjet për shkarkimin e tij nga pozita.

Naser Sahiti.

“Nuk mundem të flas për qeverinë në tërësi, sepse nuk e di se si konsultohen ndërmjet vete”, ka thënë fillimisht ai duke vazhduar me pohimin, “por po, ministrja është e përfshirë në këtë zhvillim të ri në UP”.

Ndërkaq, duke iu përgjigjur zërave se është mbështetës i Partisë Demokratike të Kosovës, Sahiti e mohoi një gjë të tillë.

“Jo që s’jam zyrtar i PDK-së, por as që kam qenë në ndonjë takim apo që kam ndonjë fotografi me struktura e tubime të PDK-së”.

Ai bëri të ditur se do të paraqesë ankesë tek organet e drejtësisë.

Naser Sahiti sharkohet nga pozita e rektorit të UP-së

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore