Lajme

Politikania skoceze pasi vizitoi Kosovën: Njerëzit falënderonin Tony Blairin kudo që shkoja


Margaret Curran

Margaret Curran, ish-ministrja e Qeverisë së Skocisë, gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, ka mbetur e befasuar nga njerëzit.

Ajo përmes një reagimi në profilin e saj zyrtar në Twitter, ka thënë se “në çdo vend që shkoja, njerëzit e kanë falënderuar Mbretërinë e Bashkuar dhe Tony Blairin për intervenimin e NATO-së në Kosovë”.

Curran thotë se në Kosovë, Blair konsiderohet si figura kyçe e ndaljes së mizorisë të Sllobodan Millosheviçit dhe shtetit serb.

“Ata e shohin atë si një figurë vendimtare për t’i dhënë fund brutalitetit të ushtruar ndaj tyre”, përfundon ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore