Shqipëria

Politico: Duke u marrë me Qatargate, harruam drejtoreshën shqiptare të transportit të drogës


Ne ishim të gjithë tepër të zënë me skandalin e Qatargate saqë na humbi një histori mahnitëse e dalë nga Shqipëria.

Kështu shkruan prestigjiozja “POLITICO” në rubrikën “DECLASSIFIED”, ku lajmet jepen me nota humori, por jo vetëm.

Erisa Fero, drejtoreshë e IT-së në Agjencinë Shtetërore të Informacionit të Shqipërisë (AKSH), u arrestua pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, teksa dyshohet se transportonte 58 kg kanabis.

“Dëgjoj që pyesni se sa është 58 kilogram. Epo, sipas uebsajtit të shkëlqyeshëm Weight of Stuff – që ju tregon sa të rënda janë gjërat – është e njëjta peshë si dy karrige zyre ose një komplet daulleje prej gjashtë pjesësh”.

Fero po përdorte ID-në e saj zyrtare të qeverisë për të shmangur postblloqet dhe kontrollet e policisë.

“Kambanat e alarmit ndoshta duhet të kishin rënë gjithsesi pasi Fero – dhe le t’i kujtojmë vetes titullin e saj të punës, drejtoreshë e IT-së  – është një përdoruese e madhe e aplikacionit të mediave sociale të të rinjve TikTok, e ky i fundit është konsideruar si një drogë digjitale”.

Shefja e IT-së te AKSHI, që trafikonte drogë e përdorte makinën e institucionit për të shmangur Policinë

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore