Lajme

Policia për aksidentin në Ferizaj: Njëri nga drejtuesit e veturave humbi kontrollin dhe goditi dy veturat e tjera


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka sqaruar se si ka ndodhur aksidenti i së mërkurës në rrugën Ferizaj-Shtime.

Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur kur shoferi i automjetit ka humbur kontrollin.

“Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se tri nga viktimat kanë vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një ka vdekur në Emergjencën e Ferizajt.

“Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”.

Nga policia është thënë se në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit.

Më 22 shkurt, katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në magjistralen Ferizaj – Shtime.

Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai njoftoi se në këtë aksident fatal ishin të përfshira tri automjete me targa vendore.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj-Shtime, në hyrje  të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore”.

“Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Veseli për AP.

Ai shtoi Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore