Lajme

Policia nis hetimet për alarmin e rrejshëm për bombë në Prishtinë


Alarmi për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Të dielën e 24 korrikut sërish është raportuar për vendosjen e një alarmi të rreme në rrugën “Eqrem Qabaj”, tek Amifteatri i Bibloketës Universitare në Prishtinë.

Përmes raportit 24 orësh nga Policia është thënë se pas pranimit të një informate “kërcënim me bombë” në lokacion kanë dalur njëstë relevante policore.

Duke përfshirë njësitin K9, njësiti për deminim, njësiti antiterror, por që nuk ishte gjetur asgjë e dyshimtë.

Lidhur me këtë informatë është iniciuar rasti i cili po vazhdon në procedurat hetimore.

Një varg kërcënimesh për alarm me mjete shpërthyese ndodhen në Kosovë.

Alarmi për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Mirëpo, përveç Kosovës, ekspert të sigurisë kanë bërë të ditur se kërcënime të ngjashme ka pasur edhe në Mal të Zi, Serbi, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë.

Këto kërcënime, u paraqiten fillimisht në stacionin e autobusëve në Prishtinë, në shkollën e mesme “Xhevdet Doda”, e deri te kërcënimi i fundit që ndodhi tek rektorati i Universitetit të Prishtinës, më 17 maj.

Në Rektorat, informacioni kishte ardhur përmes adresës elektronike, ndërsa për mjet shpërthyes në shkollën “Xhevdet Doda”, informacioni i kishte ardhur Policisë, e cila evakuoi menjëherë nxënësit.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës më 19 maj është diskutuar për situatën e sigurisë në Kuvend, në të cilën ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Strategjia për Sigurinë Kombëtare do të sillet shumë shpejtë në Kuvend.

Në anën tjetër, opozita ka kërkuar që Qeveria të i caktoj disa prioritete njëri prej tyre është që të miratohen dokumentet strategjike të sigurisë nacionale dhe mbrojtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore