Lajme

Policia me aksion kundër fajdexhive, arrestohen tre persona


Ilustrim.

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale “Fajdeja”, të njëjtit u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Policia e Kosovës.

“Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, në vazhdimin e hetimit të rastit  “Fajdeja”, sot me datën 24.10.2023, ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,  për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë (5) lokacione të cilat përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës”.

Teksa, kanë paraqitur edhe mjetet të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

“Pesë vetura, tre telefona celular, një llap top, dy USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë”.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, ka realizuar kontroll në këto lokacione: Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë”.

“Me ç’rast ka rezultuar me ndalimin e tre personave të dyshuar me inicialet J.K.,M.K., dhe M.M., kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës fenale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Fajdeja në ndihmë” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Aksione të ngjashme kishte pasur edhe në komunën e Gjakovës në qershor të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore