Shqipëria

Policia e Tiranës liron Endrit Doklen, pasi u kap me një person në kërkim


Ish-anëtari i Bandës së Durrësit, Endrit Dokle është liruar nga Policia e Tiranës pas u shoqërua mbrëmjen e 8 tetorit nga forcat blu.

Kjo, për shakk se po qarkullonte në një automjet me një person në kërkim.

Lajmi u konfirmua më herët nga autoritetet, duke cituar njoftimin zyrtar.

Ajo bëri me dije se në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga Drejtoria Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim Fatjon Murati 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, Endrit Dokle., 39 vjeç, dhe Gentian Reçi, 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Fation Muratit, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin Kristjan Gjini.

Sipas të dhënave, edhe Fation Murati së bashku me shtetasin Gentian Reçi janë të lirë nga autoritetet.

Murati po ashtu është një nga personat që u mor në pyetje pas masakrës së Fushë Krujës.

Dokle nuk është një emër i pa dëgjuar për drejtësinë shqiptare.

Me lajmin e zhdukjes së Martinajt, ai dyshohet si person që mund të ketë pasur lidhje me këtë ngjarje.

Dokle e ka mohuar përfshirjen në ngjarje. Kjo gjatë dëshmisë së dhënë në Prokurori.

Sipas, dëshmisë së Nuredin Dumanit, Ervis Martinaj i kishte kërkuar vrasjen e Endrit Dokles për rreth 200 mijë euro.

Dokle ka qenë i dënuar me burg përjetë, por pas 20 vitesh burg, gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi që të pranojë kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit të përjetshëm, duke ia konvertuar më 25 vite.

Pas konvertimit të dënimit ai është liruar me kusht 5 vite para se t’i përfundonte dënimi.

Dokle ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe të Durrësit, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Shoqërimi i Endrit Dokles, reagon Policia

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore