Lajme

Policia e Spanjës zbulon ‘narko-shportat’ e Krishtlindjeve


Dy shpërndarës të drogës janë arrestuar nga Policia spanjolle, pasi planifikonin të organizonin lotarinë e Krishtlindjeve.

Ata kishin filluar të mbushnin “Shportat e Krishtlindjeve”, brenda të cilave fusnin kokainë, hashash, alkool, duhan, para dhe mish të thatë.

Gjatë kërkimeve, Policia e Anti-drogës zbuloi me detaje planin e pazakontë të dy të arrestuarve.

Në mur ata gjetën listën me emrat e klientëve, që do të merrnin pjesë në dy lotari, për të fituar shportën – njëra do të jepej në ditën e Krishtlindjeve dhe tjetra më 6 janar, në festën e Ujit të Bekuar.

Gjatë aksionit janë zbuluar 165 bimë të marijuanës, sasi të konsiderueshme të kokainës dhe hashashit, si dhe 33 llamba halogjene që përdoreshin për rritjen e bimës.

“Narko-shporta” do të fitohej me anë të një shorti. Biletat për të marrë pjesë kushtonin 5 euro për shortin e parë dhe 10 euro për shortin e dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore