Lajme

Policia e Kosovës konfiskon barna të kontrabanduara në fshatin Zhegër të Gjilanit


Barnat e konfiskuara nga Policia e Kosovës

Një sasi e konsiderueshme e barnave është konfiskuar nga Policia e Kosovës, në fshatin Zhegër të Gjilanit, të cilat dyshohen se ishin kontrabandë.

Në komunikatën për media nga Policia e Kosovës thuhet se rrugës për në fshatin Zhegër kanë hasur në një automjet të dyshimtë.

“Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 02.11.2021, rreth orës 21:10″.

“Në rrugët e fshatit Zhegër, fshat i cili shtrihet afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë veriu, kanë identifikuar një automjet (kombi), si të dyshuar që mund të kontrabandonte mall”.

Barnat e konfiskuara nga Policia e Kosovës

Tutje thuhet se pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjeti kombi i braktisur në një rrugë është lokalizuar nga Policia si dhe, pronari i automjetit është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante:

 Kamagra 19X50x7,

 Daleron 25x8x500,

 Kalcium 6x40x50+40x40x50,

 Testosterone118x5x10,

 Clenbutero l94x5x100,

 Lunata 5x12x10,

 Sintrom 1000 x20,

 Lexilium 22x10x30,

 Sulfaspalim 98×50,

 Vitamin A+D3 120×50,

 Cutirox 470×50,

 Ketanol 200×10

Barnat e konfiskuara nga Policia e Kosovës

Policia tregon se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent i cili pritet të marr masat për veprime të mëtejme ligjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore