Lajme

Policia arreston katër persona në Gjilan nga operacioni “Shpërndarësi 3”


Ilustrim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një sasi të substancave narkotike në rajonin e Gjilanit si dhe ka arrestuar katër persona.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media.

“Operacioni policor është hartuar dhe zbatuar me qëllim të luftimit të trafikimit me narkotik në rajonin e Gjilanit”.

“Kështu, policia në koordinim me organet e drejtësisë, ka kryer kontrolle në tri lokacione. Lokacionet e kontrolluara janë pronë e të dyshuarve: S.L., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1981), R.R., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1989), A.R., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1995) dhe K.L., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994)”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës.

Në komunikatë theksohet edhe sekuestrimit i substancave gjatë këtij operacioni.

“Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar: 100.2 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy vetura, 2270 euro dhe 30 franga zvicerane”.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikoterapi dhe analoge’.

Kurse, të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore